Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Shqipëria na dëmtoi me dy aksione”, trajneri i Andorrës “dorëzohet”: Kështu s’mund të shkojmë askund

Shkruar nga NEWSPORT
“Shqipëria na dëmtoi me dy aksione”, trajneri i
Koldo Alvarez

Andorra mori humbjen e dytë radhazi në kualifikueset e Botërorit 2026, në grupin K. Përfaqësuesja andorriane në raundin e parë u mposht 0-1 nga Letonia, ndërsa mbrëmjen e djeshme humbi 3-0 në “Arena Kombëtare”, përballë Shqipërisë.

Në përfundim të duelit me Kombëtaren shqiptare, ka folur edhe trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez. Ky i fundit shprehet se Shqipëria e dëmtoi ekipin e tij falë dy aksioneve të para. Ndër të tjera, Alvarez thekson së në këtë mënyrë, skuadra e tij nuk mund të shkojë askund.

“Shqipëria na dëmtoi me dy aksionet e para, na vrau shumë. Një top i ndaluar nga goditja e dënimit dhe një aksion ku mbrojtja jonë, u tregua e gjorë. Kjo e lejoi Shqipërinë që ta kishte ndeshjen në favorin e saj.

Pasi pësuam edhe golin e dytë, ne reaguam mirë. U rikthyem në linjën e duhur dhe në vendosjen tonë, u rritëm shumë. Ishte shumë e vështirë për ne që të kishim topin në këmbë, por kemi bërë punë të mirë për shumë minuta.

Duhet të jemi më të matur që të mos pësojmë gola në minutat e fundit. Kemi bërë punë shumë të mirë për 60 minuta dhe një aksion, ta hedh gjithë punën në tokë. Kjo nuk ka për të na dërguar askund”, u shpreh Alvarez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga