Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shpresë minutash për Nedim Bajramin, arrihet akordi me trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Shpresë minutash për Nedim Bajramin, arrihet akordi me trajnerin e ri
Sylvinho & Nedim Bajrami

Rikthimi i Steven Gerrard në stolin e Rangers është bërë një skenar gjithnjë e më i mundshëm. Mediat britanike raportojnë se palët kanë zhvilluar kontakte pozitive dhe bisedimet do të vijojnë edhe gjatë kësaj jave.

Takimet e para mes përfaqësuesve të klubit skocez dhe trajnerit anglez janë zhvilluar në 24 orët e fundit. Pritet që në ditët në vijim të diskutohet për detajet e marrëveshjes dhe për projektin e ri sportiv.

Gerrard drejtoi Rangers nga viti 2018 deri në 2021, periudhë në të cilën e udhëhoqi skuadrën drejt titullit pas një dekade pritjeje. Aktualisht, pjesë e ekipit është edhe Nedim Bajrami, i cili synon të fitojë më shumë hapësira nën drejtimin e mundshëm të trajnerit të ri.

Poll

Lexo gjithashtu