
Carlo Ancelotti
Ditën e djeshme, Gjykata e Drejtësisë e Rio de Janeiros ka shkarkuar nga detyra presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues. Ky i fundit është në hetim për shkaqe ende të paqarta.
Me shkarkimin nga detyra të Ednaldo Rodrigues, e ardhmja e Carlo Ancelottit tashmë mund të mbetet pezull. Siç raportojnë mediat, tekniku aktual i Real Madridit nuk do të marrë dot drejtimin e Brazilit.
Marrëveshja e Ancelottit ishte arritur me Ednaldo Rodrigues, por tashmë situata është ndërlikuar. Postin e përkohshëm tashmë si president i Federatës Braziliane të Futbollit e ka marrë Fernando Sarney.
Poll