
Regi Lushkja
Regi Lushkja ditën e djeshme ishte një prej portagonistëve te skuadra e Tractor. Në sfidën që skuadra iraniane zhvilloi ndaj Aluminium Arak, ish-i i Egnatias arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Lushkja shënoi golin e 4-të për të tijtë në fitoren 4-1, por ishte i pari me fanellën e Tractor. Një gol, i cili do të mbahe mend gjatë nga ish-kampioni i Superiores.
Kështu shprehet ai në rrjetet sociale, ndërsa falenderon të gjithë tifozët dhe shokët e skuadrës për mbështetjen.
“Goli i parë me këto ngjyra, një moment që nuk do ta harroj kurrë. Mirënjohës për mbështetjen dhe gati për shumë të tjera!”, ka shkruar Lushkja.
View this post on Instagram
Poll