
Yacine Adli
Yacine Adli është larguar nga Milani. Mesfushori francez ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Milano, por do të mbetet në Serie A, ku është transferuar te Fiorentina në formë huazimi.
Adli ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026, por mesfushori nuk ka hapësira. Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca nuk e ka në planet e tij dhe futbollisti ka parë si zgjedhjen më të mirë kalimin te klubi vjollcë, të cilën kanë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Për 24-vjeçarin ky do të jetë ekipi i katërt gjatë karrierës së tij. Pas Paris Saint-Germain, Bordeaux dhe Milan, për Adli, do të jetë Fiorentina ekipi i radhës ku do të kontribuojë.
Poll