
Francisco Conceicao dhe Cristiano Ronaldo
Francisco Conceicao është rikthyer përsëri te Juventusi. Pasi u largua në fund të sezoni për shkak të përfundimit të huazimit, “Zonja e Vjetër” e ka blerë përfundimisht 22-vjeçarin.
Portugezi tashmë është një “bardhezi” dhe ka firmosur kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndrëkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Juventus ka shpenzuar 22 milionë euro.
Francisco Conceicao është një futbollist mjaft i talentuar. Gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të njohura si Belenenses, Sporting Lisbonë, Padroense, Porto dhe Ajax.
Poll