Juventusi ka nisur menjëherë nga puna për gjetjen e një zëvendësuesi të Igor Tudor, pasi ky i fundit u shkarkuar nga klubi për shkak të rezultatave negative. Drejtuesit kanë “piketuar” një emër të njohur për stolin e tyre.
Fjala është për Luciano Spallettin, i cili aktualisht është i papunë. Sukseset e italianit në Serie A bëjnë drejtuesit tt’i besojnë stolin, teksa siç dihet ka ngritur lart titullin kampion me Napolin.
Por kjo “zgjedhje” e mundshme e drejtuesve mund të mos realizohet. Kjo pasi tifozët janë kundër Spalletit, i cili ka një të shkuar te Napoli, e cila ka lënë gjurmë edhe në trupin e tij.
Tatuazhet e 66-vjeçarit që e lidhin me fitimin e titullit kampion me Napolin dhe aventurës së tij me napolitanët “irriton” tifozët, pasi siç dihet rivaliteti mes ekipeve është mjaft i lartë dhe nuk janë ende gati të pranojnë një timonier që ka “dashuri” për një tjetër ekip. Tashmë “topi” kalon në fushën e drejtuesve, të cilët duhet të vendosin t’i besojnë aftësisë së Spallettit dhe të rikthejnë ekipin në “shinat” e duhura apo duhet të shkojnë në krahun e tifozëve dhe të zgjedhin një tjetër emër për stolin e bardhezinjve.
