Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Mike Maginan hero absolut! Milan i falet portierit francez, merr 3 pikë të “arta” përballë Romës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mike Maginan hero absolut! Milan i falet portierit francez, merr 3
Milan - Roma

Milan ka triumfuar në shtëpi përballë Romës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi qendërmbrojtësi serb Pavlovic. Në minutën e 39-të ishte Rafa Leao, ai që bëri një vrapim fantastik nga krahu, për të pasuar më pas për serbin, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Por, hero absolut në këtë ndeshje ishte Mike Maignan. Portieri priti penalltinë e goditur nga Dybala në minutën e 82-të, duke ndihmuar shumë ekipin për të shkuar tek kjo fitore.

Kështu, Milan shkon në vendin e 3-të me 21 pikë, 1 më pak se Napoli kryesues. Në krahun tjetër, po me 21 pikë, skuadra e Romës mban vendin e 4-t në tabelën e renditjes.

GOLAT E NDESHJES:

Goli i Pavlovic

Penalltia e pritur nga Maignan

Poll

Lexo gjithashtu