Mbërritja e trajnerit Luciano Spalletti te Juventusi ka dhënë efekt të menjëhershëm. Pas dy ndeshje të luajtura, “Zonja e Vjetër” regjistron 6 pikë.
Fitorja me Cremonese në transfertë e ka ngjitur Juventusin në vendin e 5-të me 18 pikë, aq sa kanë përkohësisht Milan dhe Inter. Vetëm 2 minuta i mjaftuan sulmuesit serb Filip Kostic për të “tundur” rrjetën.
Cambiaso dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë, ndërsa goli i Jamie Vardy për Cremonese shërbeu vetëm për statistikë. Para disa javësh askush nuk do ta besonte se ringritja e Juves do të vinte nga një “gomë rezervë” si Filip Kostic, i cili u përzgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”.
Padiskutim meritat i takojnë trajnerit Spalletti. Lajmet e këqija vazhdojnë për sulmuesin shqiptar të Kosovës Edon Zhegrova, tjetër ndeshje në stol.
Në takimet e tjera të ditës së shtunë në Serie A, Udinese ka “zhytur” në krizë të thellë Atalantën e Berat Gjimshitit, kurse Napoli u nda pa gola me Comon, 0 – 0.
