
Juventus
Douglas Luiz është futbollisti më i ri i Nottingham Forest. Mesfushori brazilian u largua nga Juventus, për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në Premier League angleze.
Ai do të jetë tek Nottingham në formë huazimi, ndërkohë që Juventusi përfiton si fillim 3 milionë euro. Në fund të sezonit, klubi anglez ka të drejtën e blerjes për 30 milionë euro.
Kujtojmë se ky është një rikthim për 27-vjeçarin brazilian në Premier League. Ai është aktivizuar më parë Manchester City dhe Aston Villa, ku pikërisht nga këta të fundit, “Zonja e Vjetër” e bleu një vit më parë për 52 milionë euro.
View this post on Instagram
Poll