
Piotr Zielinski
Tashmë është zyrtare, Piotr Zielinski është lojtari më i ri i Interit. Mesfushori polak mbylli aventurën 8 vjeçare te Napoli, për të nisur një të re në Milano, aty ku do të mbajë veshur fanellën zikaltër.
Polaku ka firmosur ditën e sotme një kontratë 4 vjeçare, që do të mbajë atë të lidhur me Interin deri në vitin 2028. Teksa, klubi zikaltër nuk paguan asnjë cent për shërbimet e futbollistit, pasi këtij të fundit i kishte përfunduar kontrata me Napolin.
Transferimi i yllit të Serie A është një lajm i mirë për Interit, por jo për Kristjan Asllanin. Lojtarit të Kombëtares shqiptare i shtohet një tjetër rival në repartin e mesfushës.
Poll