Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Shtanget Elseid Hysaj, klubi i Serie B jep njoftimin e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shtanget Elseid Hysaj, klubi i Serie B jep njoftimin e papritur
Elseid Hysaj

Romano Floriani Mussolini është rikthyer te Lazio. Pasi mbylli huazimin e tij në Serie B me ekipin e Juve Stabia, mbrojtësi i djathtë është rikthyer në kryeqytetin italian.

Mussolini bëri mjaft mirë me Juve Stabia në Serie B. Në 37 ndeshje që mori pjesë, mbrojtësi 22-vjeçar shënoi 1 gol, por asistoi edhe në 4 të tjerë, duke u kthyer në protagonist.

Por ky nuk është një lajm i mirë për Elseid Hysajn. Tashmë në ekipin lacial afrohet një tjetër mbrojtës krahu, i cili rrit më shumë konkurrencën për futbollistin shkodran.

Vlen të përmendet se Juve Stabia dhe lojtari kishin opsionin e zgjatjes së huazimit edhe për një tjetër vit. Por Lazio ka vendosur që ta rikthejë 22-vjeçarin në ekip.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga