
Noah Okafor është futbollisti më i ri i Leeds United. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Milanin, për të nisur një të re me klubin e Premier League angleze.
Me Leeds, sulmuesi zviceran ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi anglez ka shpenzuar 19 milionë euro, ku bashkë me bonuset mund të shkojë 21-22 milionë.
Një tjetër shitje “me mend” nga Igli Tare, duke marrë shkas se nga huazimi i Okafor te Napoli, Milan fitoi 1.5 milionë euro disa muaj më parë. Ndërsa tani fiton 19 milionë të tjera, duke mos harruar bonuset e mundshme.
Kujtojmë se zvicerani u ble nga Milan në vitin 2023. Asokohe “Djalli” pagoi te ekipi i Salzburg 15 milionë euro.