
Frederic Massara
Klubi i Romës po ndërton një ekip konkurrues për titullin kampion sezonin e ardhshëm në Serie A. Para gati dy javësh, Gian Piero Gaspernini mori drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit.
Por një tjetër emër i madh ka zbarkuar ditën e sotme në Romë. Bëhet fjalë për Frederic Massarën që është emëruar tashmë drejtori sportiv i kryeqytetasve pas largimit të Ghisolfit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Romës përmes një postimi në faqen zyrtare. 56-vjeçari italian do të jetë numri 1 në merkaton e klubit, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Massara rikthehet në Serie A pas dy sezonesh ku ishte në detyrë tek Milani. Ndërsa para Romës, 56-vjeçari ishte drejtor sportiv te Rennes për një sezon.
Poll