
Nicolo Savona
Nën drejtimin e Thiago Mottës, disa elementë të akademisë se Juventusit debutuan me ekipin e parë të bardhezinjve. Një prej tyre dhe nga më premtuesit është edhe Nicolo Savona.
Djaloshi 22-vjeçar bëri debutimin e tij sezonin që lamë pas, duke treguar një potencial të madh. Në kampin e Juventusit duket se kanë mbetur tepër të kënaqur nga mbrojtësi italian dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me të.
Nicolo Savona dhe bardhezinjtë kanë rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2030. Lajmin zyrtar e ka bërë të ditur vetë klubi i Juventusit përmes një postimi në faqen zyrtare.
View this post on Instagram
Galeria fotografike ()
Poll