
Interi ka lënë pas disfatën në derbin e Italisë ndaj Juventusit ku u mposht me përmbysje me shifrat 4-3. Ekipi zikaltër do të rikthehet në fushë ditën e nesërme për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit në Champions League.
Interi do të udhëtojë drejt Amsterdamit ku do të përballet në transfertë me Ajaxin. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i Interit Cristian Chivu është në panik përsa i përket Lautaro Martinezit.
Siç raportojnë mediat italiane, kapiteni i klubit zikaltër ka probleme në shpinë dhe është stërvitur veçmas ditën e djeshme. Lautaro rrezikon të humbasë sfidën e nesërme, por pritet të udhëtojë drejt Holandës. Gjasat janë që nesër për Interin në dyshen e sulmit do të startojnë Thuram dhe Bonny.