Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pozita e titullarit për Rrahmanin “lëkundet”, zëvendësuesi i tij gjen golin: Nuk mund të kisha debutim më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Pozita e titullarit për Rrahmanin “lëkundet”,
Beukema & De Bruyne

Teksa Amir Rrahmani po vijon fazën e rehabilitimit, Napoli korri suksesin e radhës në kampionat mbrëmjen e djeshme. Kampionët e Italisë arritën të mposhtnin Fiorentinën në transfertë me shifrat 3-1.

Një sfidë tepër e mirë e napolitanëve, po ashtu edhe e Sam Beukema, zëvendësuesit të Rrahmanit që gjeti golin në debutim. Në përfundimin e sfidës, mbrojtësi holandez doli në prononcim për mediat.

“Fitore e shkëlqyer në një fushë të vështirë. nuk mund të kisha bërë një debutim më të mirë, forca Napoli”, thotë Beukema, duke e “lëkundur” pozitën e mbrojtësit shqiptar tek Napoli.

Gjithashtu edhe Alessandro Buongiorno foli për shokun e tij të ri në mbrojtje. “Unë dhe Beukema u lidhëm menjëherë në lojë, duke u përpjekur të komunikonim sa më shumë që të ishte e mundur. Shkoi shumë mirë dhe jam i lumtur që ai gjeti gol në debutimin”, tha Buongiorno.

Poll

Lexo gjithashtu