
Ardian Ismajli
Pas pak në orën 12:30, do të zbresin në fushën e lojës Roma dhe Torino në një sfidë të vlefshme për javën e 3-të të Serie A. Një takim i rëndësishëm ku në fushë priten dy lojtarë të kombëtares shqiptare.
Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin dhe Ardian Ismajlin që janë pjesë e Torinos. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi ka lënë pas dëmtimin e pësuar një muaj më parë dhe është grumbulluar nga trajneri Marco Baroni.
Ardian Ismajli ndodhet në listën e lojtarëve të thirrur për sfidën e sotme me Romën, së bashku me Kristjan Asllanin.
Poll