
Milan
Milani arriti të triumfojë mbrëmjen e djeshme ndaj Bolognas me shifrat 1-0 falë golit të Luka Modric. Megjithatë, klubi kuqezi ishte në ankth pas asaj fitoreje për shkak të gjendjes së Mike Maignan dhe Strahinja Pavlovic.
Ditën e sotme, të dy lojtarët difensivë i janë nënshtruar testeve mjekësore për të kuptuar shkallët e dëmtimeve. Lajme të mira vijnë për trajnerin Massimiliano Allegri nga infermieria e kuqezinjve.
Testet mjekësore kanë përjashtuar çdo dëmtim muskulor si për portierin ashtu edhe për mbrojtësin serb. Një lajm i mirë ky për Milanin, por gjithsesi Maignan dhe Pavlovic nuk priten të rrezikohen për sfidën e radhës ndaj Udineses.
Poll