Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi rikthehet në stërvitje pas humbjes, Chivu në ankth për dy titullarë që shfaqin probleme

Shkruar nga NEWSPORT
Interi rikthehet në stërvitje pas humbjes, Chivu në ankth
Calhanoglu & Lautaro

Interi pësoi disfatën e dytë radhazi në tre ndeshjet e fundit të Serie A mbrëmjen e djeshme. Zikaltrit u mposhtën me përmbysje ditën e djeshme nga Juventusi me shifrat  4-3.

Si ndëshkim, Cristian Chivu i ka kërkuar të gjithë ekipit që paraditen e sotme të paraqiten në Appiano Gentile për të kryer stërvitje. Stërvitja e sotme do t’i shërbejë Interit edhe për ndeshjen e së mërkurës në transfertë në Champions League ndaj Ajaxit.

Në prag të sfidës së radhës, zikaltrit janë në ankth. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Hakan Calhanoglu dhe Manuel Akanji kanë ndjerë shqetësime në përfundimin e sfidës me Juventusin dhe prania e tyre në takimin e radhës është në rrezik.

Poll

Lexo gjithashtu