Mario Balotelli është lojtari më i ri i Genoas. Sulmuesi italian vendosi që të mbyllte aventurën e tij të fundit në Turqi me Adana Demirspor, për t’u rikthyer dhe një tjetër herë në Serie A.
Balotelli transferohet te Genoa me parametra zero, pasi kishte shkëputur kontratën me Adanën. Ndërkohë që me ekipin e ri, italiani do të firmosë për 1 vit, pra deri në qërshor të vitit 2025.
Kujtojmë që ky është një rikthim në Itali, pasi Balotelli më parë ka luajtur për ekipe si Inter, Milan dhe Brescia, Monza. Me këto ekipe, italiani ka shënuar 52 gola në 141 paraqitje.
Gjithashtu, 34-vjeçari ka luajtur edhe me ekipe si Lumezzane, Manchester City, Liverpool, Nice, Marseille dhe Sion.
View this post on Instagram
Poll