Milan
Impakti i mesfushorit anësor Alexis Saelemaekers ka marrë trajtë “jetësor’ këtë sezon te ekipi i Milanit. Në 15 prezenca me kuqezinjtë në Serie A, belgu numëron 2 gola dhe 3 asiste.
Klubi nga Milano në rrjetet sociale ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me 26-vjeçarin deri në verën e vitit 2031. Strategjia e Igli Tares me pjesën tjetër te “Djalli” është e qartë, “blindimi” i yjeve në skuadër.
Saelemaekers “zbarkoi” te Milani në 31 janar të vitit 2020, me formulë huazimi prej Anderlehcht. 19 herë kampionët e Seria A e blen përfundimisht kartonin e mesfushorit më 1 gusht të 2020 për 7.6 milionë euro. Aktualisht, kartoni i Alex Saelemaekers ka arritur deri në 20 milionë euro sipas “Transfermarkt”.
Poll
