Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Pjesë e projektit afatgjatë të Milanit, dy lojtarët rinovojnë deri në 2030 me kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pjesë e projektit afatgjatë të Milanit, dy lojtarët
Ilustrim/ Tifozët e Milan

Sezoni aktual nuk ishte më i miri për Milanin e këtyre viteve, edhe pse arritën të fitonin Superkupën e Italisë. Kuqezinjtë nuk arritën dot të kualifikohet në asnjë kompeticion europian për herë të parë pas 6 sezonesh.

Megjithatë, drejtuesit tashmë kanë nisur nga puna për rinovimet e kontratave të të rinjve të klubit. Lorenzo Torriani dhe Davide Bartesaghi kanë rinovuar kontratat me klubin deri në qershorin e vitit 2030.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Milanit në faqen zyrtare ku njofton se dy të rinjtë kanë rinovuar. Portieri 20-vjeçar Torriani, ka kryer një paraqitje në Champions League këtë sezon dhe një në Kupën e Italisë me ekipin e parë të Milanit.

Ndërsa mbrojtësi 19-vjeçar Bartesaghi, ka kryer 3 paraqitje në Serie A, një në Champions League dhe 2 në Kupën e Italisë.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga