
Devyne Rensch
Roma sapo ka përforcuar repartin difensiv me një afrim nga Eredivise. Devyne Rensch i ka dhënë lamtumirën Ajaxit dhe tashmë është bashkuar me kryeqytetasit e Italisë.
Këtë e ka bërë zyrtare vetë skuadra verdhekuqe përmes një postimi në rrjetet sociale. Shuma e paguar nga Roma për kartonin e mbrojtësit 22-vjeçar ishte 5 milionë euro.
Kontrata që ka firmosur Rencsh me Romën do ta mbajë të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2029. Këtë sezon me fanellën e Ajax, djaloshi holandez ka kryer 26 paraqitje në të gjitha garat.
???? Benvenuto alla Roma, Devyne Rensch! ????????#ASRoma pic.twitter.com/kwnK9krUA2
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 23, 2025
Poll