Daniele De Rossi do të vazhdojë të jetë trajner i Romës edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Drejtuesit dhe trajneri italian kanë gjetur marrëveshjen mes tyre pë të vazhduar bashkëpunimin dhe palët kanë rinovuar kontratën.
Lajmin e ka bërë klubi verdhekuq nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale. Diçka e tillë vjen pak orë para duelit me Milan në Europa League, kur skuadra e De Rossit kërkon edhe kualifikimin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Rezultate e arritura nga Roma me në krye Daniele De Rossin kanë bindur drejtuesit e legjenda verdhekuq është i duhuri për t’i drejtuar edhe sezonin e ri. Ndër të tjera në deklaratën e klubit thuhet se detajet e kontratës do të bëhen me dije në ditët në vazhdim.
“Pas një takimi të mbajtur dje pasdite me Daniele De Rosi, ne kemi kënaqësinë të njoftojmë se ai do të vazhdojë të mbajë postin e trajnerit të Romës edhe në fund të këtij sezoni dhe për një të ardhme të parashikueshme”, thuhet në njoftimij e klubit.
“Dopo un incontro svolto ieri pomeriggio con Daniele De Rossi, siamo lieti di annunciare che continuerà a ricoprire la carica di allenatore dell'#ASRoma anche al termine di questa stagione e per il prossimo futuro”.
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 18, 2024
Leggi la dichiarazione di Dan e Ryan Friedkin
????… pic.twitter.com/NYvzanI3Is