
Napoli nuk ka pritur dot deri në largimin përfundimtar të Victor Osimhenit. Kampionët e Italisë kanë përforcuar repartin ofensiv ditën e sotme me një afrim nga skuadra e Udineses.
Bëhet fjalë për Lorenzo Luccan, i cili është bashkuar me Napolin në formë huazimi me detyrim blerjeje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi napolitan përmes një komunikimi zyrtar.
Lucca do të qëndrojë te Napoli deri në qershor të vitit të ardhshëm si i huazuar, më pas do të kryhet detyrimi i blerjes, nga ku Udinese do të përfitojë 35 milionë euro. Në 33 takime të zhvilluara sezonin e kaluar në Serie A, Lucca arriti të shënojë 12 gola.
Lorenzo is proud to be one of us! ✨
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) July 18, 2025
Leggi il comunicato: https://t.co/FMhQC2meWj
???? #ProudToBeNapoli | #ForzaNapoliSempre | #WelcomeLucca pic.twitter.com/pNNNOudLVj