Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Mosha e tij nuk përbën problem, Lazio rinovon me lojtarin edhe për një sezon

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mosha e tij nuk përbën problem, Lazio rinovon me lojtarin
Matias Vecino

Mesfusha e Lazios do të ketë të paktën edhe dy vite kualitetin e një 33-vjeçari. Bëhet fjalë për Matias Vecinon, i cili ka rinovuar kontratën e tij me kryeqytetasit e Italisë.

Lajmi është zyrtarizuar vetë nga Lazio përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Matias Vecino do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat bardhekaltër të paktën deri në fund të qershorit të vitit të ardhshem.

Kontrata e tij e mëparshme me Lazion skadonte në fund të këtij sezoni. Sezonin që lamë pas, mesfushori urugaian bëri 29 paraqitje me bardhekaltrit në të gjitha garat, ku shënoi 2 gola dhe asistoi 5 herë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga