Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Milani prezanton trajnerin e ri, portugezi firmos për 3 vite

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Milani prezanton trajnerin e ri, portugezi firmos për 3 vite
Giroud, Leao, Pioli/ Milan

Tashmë është zyrtare, Paulo Fonseca është trajneri i ri i Milanit. Tekniku portguez merr kështu vendin e të shkarkuarit, Stefano Pioli. Fonseca mbylli aventurën me Lille në Francë për të nisur një të re me “Djallin”.

Ndërsa lajmin për emërimin e Fonsecas si trajner, e ka bërë të ditur vetë klubi i Milanit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

“Paulo Fonseca na bashkohet si trajneri ynë kryesor në një kontratë 3-vjeçare. Jemi të gëzuar për të filluar këtë aventurë të re së bashku. Mirë se vjen zotëri!”, shkruan klubi italian.

Siç e përmend edhe vetë klubi, Fonseca do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare. Paga e tij te “Djalli” do të jetë 2.5 milionë euro neto në sezon, por mund të shkojë mbi 3 milionë euro në rast se do të aktivizohet opsioni i rinovimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga