
Lautaro Martinez
Tashmë gjithçka është zyrtare. Lautaro Martinez ka rinovuar kontratën me Interit dhe në këtë mënyrë i jep fund “telenovelës” së muajve të fundit.
Palët kanë firmosur kontratën e re mes tyre, me sulmuesin që do të jetë pjesë e zikaltërve deri në verën e vitit 2029. Një lajm padiskutim i mrekullueshëm edhe për tifozët e kampionëve, të cilët do të shikojnë kapitenin e tyre edhe për diss vite të udhëheqë Interin drejt suksesve.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit.
View this post on Instagram
Poll