Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2027, Juventus rinovon me “numrin një” të ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2027, Juventus rinovon me
Cristian Guintoli dhe Mattia Perin

Mattia Perin do të vazhdojë që të jetë pjesë e Juventusit, të paktën edhe për dy sezone të tjera. Portieri italian që mban numrin 1 në fanellë, ka rinovuar me “Zonjën” deri në vitin 2027.

Gardiani 31-vjeçar është pjesë e Juventusit që prej vitit 2018, ku gjatë kësaj periudhe është dërguar dhe një herë në huazim te Genoa. Për kartonin e tij, “Zonja” asokohe pagoi 16 milionë euro. Përveç Genoas dhe Juves, Perin ka luajtur edhe për Pescara, Padova dhe Pistoiese.

“Nuk ndihem si një portier i dytë, por si një ‘bashkëportier’. Janë pikërisht klubi dhe trajneri që më kanë bërë të ndihem kështu. Tani është në dorën tonë që të punojmë dhe të gjithë mund të jemi titullarë”, tha Perin pas rinovimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga