
maldini-massara
Frederic Massara është larguar zyrtarisht nga detyra e tij si drejtor sportiv i klubit të Rennes. Ish-drejtuesi i Milanit me shumë gjasa mund të rikthehet në Itali, por jo për të marrë sërish rol në ekipin e “djallit”.
Siç raportojnë mediat italiane, Massara pëlqehet nga Juventusi prej kohësh, të cilët po kërkojnë një drejtor të ri sportiv. Gjithashtu, 56-vjeçari mund të punojë sëbashku me drejtorin e përgjithshëm, Cristiano Giuntoli.
Pas dy vitesh prej largimit të tij nga Milani, Frederic Massara mund të rikthehet në Itali. Ky i fundit ishte pjesë e stafit drejtues të kuqezinjve për katër vite, ku në vitin 2022 arritën të fitonin titullin kampion.
View this post on Instagram
Poll