
Petar Sucic
Pas finales katastrofike ndaj PSG-së, Interi e ka mbledhur veten dhe ka vepruar në merkato. Transferimi më i ri i zikaltërve është nga kampionati kroat dhe quhet Petar Sucic.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Interi përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Mesfushori 21-vjeçar i cili ishte shok skuadre me Arbër Hoxhën, ka mbyllur aventurën me Dinamon e Zagrebit për t’u transferuar tek Interi.
Këta të fundit kanë paguar 14 milionë euro për të transferuar Sucicin në Milano, duke i ofruar një kontratë 5-vjeçare. Tashmë në kampin e Interit është rritur konkurrenca e Kristjan Asllanit.
View this post on Instagram
Poll