
Nicolo Barella, Roberto Gagliardini, Alessandro Bastoni, Ashley Young dhe Lautaro Martinez
Roberto Gagliardini është futbollisti më i ri i Hellas Verona. Mesfushori italian ka vendosur që të mbetet në vendlindje, duke firmosur me klubin e njohur që militon në Serie A.
Me klubin e ri, Gagliardini ka firmosur kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Verona nuk shpenzoi “asnjë kacidhe”, pasi 31-vjeçari ishte pa ekip .
Kujtojmë se në të shkuarën Gaglairdini është shpallur kampion me Interin, më saktë në sezonin 2020/2021. Ndërsa vlen të theksohet se ai ishte pa ekip që prej korrikut të këtij viti, pasi u largua nga Monza.
Poll