
Pepe Reina është lojtari më i ri i Comos. Portieri 41 vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Villareal për të nisur një të re me të sapongjiturit në Serie A italiane.
Klubi italian e merr Reinan si një lojtar të lirë, ndërsa portieri ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, pra 1-vjeçare. Ndërkohë, spanjolli ka rënë dakord për të qenë portieri i dytë, pasi me shumë mundësi rolin e gardianit kryesor do ta ketë Pau Lopez.
Kujtojmë që 41 vjeçari ka një karrierë të gjatë në futbollit Europian, ku ka luajtur me ekipet më të mëdha të kontinentit.
Reina ka mbajtur veshur fanlleën e Barcelonës, Villareal, Liverpool, Napolit, Bayern Munich, Milanit, Aston Villas, LAzios dhe tashmë është gati për rikthimin në Itali, me Comon e Cesc Fabregas.