
Ernest Muçi dhe Semih Kilicsoy
Semih Kilicsoy është futbollisti më i ri i Cagliar. Sulmuesi 19-vjeçar vendosi që të largohej nga Besiktas, për të nisur një aventurë të re në futbollin italian.
Kilicsoy ka kaluar nga Besiktas te Cagliari në formën e huazimit, formulë e vlefshme kjo deri më 30 qershor të vitit 2026. Ndërkohë që për këtë huazim, klubi italian ka shpenzuar 1 milionë euro.
Deri në këtë pikë të karrierës, Kilicsoy ka luajtur vetëm me Besiktas. Ndërkohë që kontrata e tij me “shqiponjat” e Stambollit është e vlefshme deri në 2028-ën.
Poll