Transferimi i Leonardo Bonuccit 7 vite më parë nga Juventusi tek Milani befasoi të gjithë tifozët e futbollit. Për këtë çështje ish-mbrojtësi i Italisë ka zgjedhur të flasë vetë në një intervistë nga “Amazon Prime Video”.
“Pas finales së Champions League në Cardiff diçka nuk shkonte mes meje dhe Juventusit. Alternativat e mia në merkato ishin klube si PSG, Manchester City dhe Real Madrid, por më pas u shfaq Milani.
Ata më komunikuan se do të isha simboli i klubit dhe se do kisha shiritin e kapitenit. Doja të ndihmoja Milanin të kthehej në rrugët e fitoreve, një mundësi e mirë për mua që të isha simbol i një skuadre kaq të rëndësishme.”
Më pas Bonucci pyetet nga mediat nëse është penduar për largimin nga “Zonja e Vjetër”. “Në atë moment bëhet një zgjedhje në bazë të kushteve të asaj periudhe.
Nëse nuk do të kisha përjetuar atë që përjetova te Milani për 6 muaj, nuk do isha larguar kurrë nga Juventusi.” – u shpreh Bonucci për mediat.