Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zaniolo prezantohet te Atalanta: Nuk u mendova aspak, i lumtur të rikthehem në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Zaniolo prezantohet te Atalanta: Nuk u mendova aspak, i lumtur të rikthehem
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo është rikthyer në Itali, ku do të nisë një aventurë të re me Atalantën në Serie A. Sulmuesi italian është prezantuar ditën e sotme, ndërsa ka thënë fjalët e para si lojtar i bergamaskëve. Me këto të fundit ka firmosur për një sezon.

Në konferencë npër shtyp theksoi se është shumë i lumtur që rikthehet në Itali, ndërsa nënvizon se sapo mësoi për interesimin e Atalantës, nuk ka marrë parasysh më klubet e tjera. Pavarësisht 2 viteve me ulje-ngrije Zaniolo shpehet se ka mësuar shumë gjëra, ndërsa është gati për aventurën e re në karrierën e tij.

“Kur u largova nga Roma doja të kisha një eksperiencë tjetër jashtë vendit, sepse të bën të piqesh si njeri dhe si burrë. Kisha nevojë dhe doja të ndryshoja, kjo nuk do të thotë se do të fshija gjithçka për këto dy vite. Pra. Shumë gjëra negative, por edhe pozitive dhe tani jam i lumtur që rikthehem në Itali dhe mezi pres të filloj.

Kalimi te Atalanta? Sapo mësova për interesimin e Atalantës nuk dëgjova më oferta nga asnjë ekip tjetër, nuk hezitova të zgjedh këtë projekt. Për mua është hapi më i përshtatshëm në karrierën e tij. E dimë se sa i mirë është trajneri, në vlerësimin e të rinjve, nxirrni më të mirën në çdo sportist. Gasmerini ishte ai që më telefonoi, pasi  shprehu interesin, dëshira ime e vetme ishte që këtë  mundësi të rëndësishme ta shfrytëzoja”, ka përfunduar Zaniolo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga