
Interi kërkon përforcime në merkaton e verës dhe në “radarin” e tyre ka përfunduar talenti i Real Madrid. Arda Gule sipas “Corriere dello Sport” synohet nga zikaltërtit.
Turku për shkak të konkurencës nuk ka minutat e dëshiruara te “Los Blancos” dhe një largim nga “Santiago Bernabeu” edhe mundë të ndodhë. E ardhmja e tij duket larg Spanjën dhe Serie A mund të jetë destinacioni i ardhshëm i 20-vjeçarit, për të cilin Interi ka nisur bisedimet.
Dhe te Interi kanë menduar edhe për më shumë detaje. Hakan Calhanoglu duket se në këtë pistë po bën rolin e “shkesit”. Lideri i zikaltërve luan te kombëtarja e Turqisë me Guler dhe pas fitores së fitores së mbrëmshme 3-1 ndaj Hungarisë, Hakan i ka bërë “thirrje” t’i bashkohet te Interi.
“Arda Guler është një lojtar shumë i rëndësishëm, një vëlla për të cilin më intereson shumë. Do të doja që ai të vinte dhe të luante me ne në Inter. Këshilla ime është që ai të shkojë atje ku merr më shumë kohë, ai e meriton atë”, ka theksuar lojtari i Interit.
Kujtojmë se Guler në këtë sezon me fanellën e Realit ka luajtur në 30 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 3 gola. Gjithashtu ka dhënë edhe 5 asistime, me sfidat që i ka nisur thuajse nga stoli.