
Te skuadra e Milan shumë shpejt do të shikojmë një “koloni” shqiptarësh. Igli Taren që pritet të marrë te kuqezinjtë futbollistë që i njeh mirë.
Kështu prej ditësh tashmë vazhdojnë negociatat për Ardon Jasharin dhe Granit Xhakën. Lojtarët këto që kanë marrë padiskutim edhe “OK” e Massimiliano Allegrit. Madje Tare ka treguar se bashkë me trajnerin kanë zbuluar profilet e duhura që i nevojiteshin ekipit.
“Mesfusha do të jetë reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. E diskutuam me trajnerin për profilet që kjo skuadër kërkon. Emrat që përmendët janë alternativa, lojtarë të shkëlqyer, por në fund, duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur bazuar në çfarë kërkojmë. Besojmë se është e rëndësishme të rrisim nivelin e përgjithshëm të lojës së skuadrës”, ka theksuar shqiptari.