Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vulosi kualifikimin e Milanit në Kupën e Italisë, "ylli" portugez njeriu gol i debutimeve

Shkruar nga NEWSPORT
Vulosi kualifikimin e Milanit në Kupën e Italisë,
Leao dhe Felix

U luajt dje ndeshja çerekfinale mes Milanit dhe Romës. Kuqezinjtë dolën të fituar nga takimi në shtëpi, por në sy ra më shumë debutimi i Joao Felix.

Portugezi erdhi me bujë në orët e fundit të merkatos së klubit nga Milano dhe shumë nuk iu besonin syve. Mirëpo, luzitani që në takimin e parë ka lënë gjurmë dhe duket se do të bëjë që Morata të harrohet shpejt.

“Ylli” i ri i Milanit vulosi fitoren ndaj romanëve në kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kjo nuk është hera e parë që Felix shënon në debutim. Këtë më parë ai e ka bërë dhe me Chelsean në Londër.

Sulmuesi i kombëtares iberike shquhet në statistika për ambientim të shpejtë, pasi kudo ku ka vajtur ka gjetur rrjetën në mos në debutim, të paktën brenda 3 sfidave të apra. Kjo premton shumë për klubin nga Mialno se mënë fund ka gjetur dikë që t’i jap zgjidhje problemit të golit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga