Tashmë është gjithçka zyrtare. Youssouf Fofana është lojtari më i ri i Milanit. Mesfushori francez vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Monacon, për të nisur një të re në Serie A me kuqezinjtë.
Këta të fundit kanë paguar plot 25 milionë euro për të transferuar yllin francez, përfshirë në çmim edhe bonuset. Në krahun tjetër, 25-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Fofana e kishte ndarë mendjen që prej fillimit të korrikut për t’u bashkuar me Milanin. Mesfushori francez ka refuzuar ekipe si Manchester United, Atletico Madrid dhe West Ham vetëm për “Djallin”.
View this post on Instagram
Poll