
Napoli ka barazuar me rezultatin 1 me 1 në transfertën e Udineses. Goli i Osimhen nuk mjaftoi me fillimin e pjesës së dytë, pasi Udinese barazoi në minutën e 92’ të takimit.
Me këtë barazim Udinese mbetet në vendin e 18. Ky pozicion të çon në Seria B, ndërsa kujtojmë se kanë mbetur dhe 3 ndeshje për t’u luajtur. 2 pikë më shumë numëron Empoli që është jashtë zonës së ftohtë.
Napoli në anën tjetër ndodhet në vendin e 8. Kjo pozitë të çon në Conference League, teksa kujtojmë se Fiorentina ndodhet 1 pikë larg dhe mund të përfitojë sepse ka 1 ndeshje të prapambetur.
Goli i barazimit nga Udinese:
Poll