Napoli
“Poshtërimi” 6 -2 ndaj PSV në Champions League gjatë mesjavës, duket se i ka bërë mirë Napolit dhe trajnerit të tyre Antonio Conte. Në supersfidën e javës së 8-të në Serie A, kampionët në fuqi mposhtën me shifrat 3 – 1 Interin.
Golin e parë e shënoi De Bruyne përmes 11-metërshit në minutën e 33. Kaq mjaftoi për pjesë e parë. Mesfushori skocez McTominay dyshoi rezultatin dhe i dha “shuplakë” shpresave të skuadrës ziklatër për të dalë me pikë nga “Stadio Diego Armando Maradona”.
Goli i Calhanoglu nga penalltia rriti optimizmin te Interi, por Anguissa “hipotekoi” fitoren me golin e 3-të për të tijtë. Tashmë, Napoli merr kreun me 18 pikë, 1 më shumë se Milani ndjekës.
Poll
