
Nedim Bajrami është shndërruar në protagonist në sfidën e ditës së sotme që Sassuolo po zhvillon ndaj Cittadellas. Një duel mjaft i rëndësishëm, i vlefshëm për fazën e 1/32 e Kupës së Italisë.
Mesfushori i Kombëtares në minutën e 45-të të takimin bëri prekjen magjike për të dhuruar më pas edhe asistin për golin e avantazhit. Bajrami asistoi Mulattieri, me këto të fundit që tundi rrjetën për t’i dhënë avantazhin Sassuolos.
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë e këtij takimi.
Poll