Napoli ka fituar në shtëpi përballë Monzas, ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Golin e parë për këta të fundit e shënoi Politano në minutën e 22-të. Vetëm 11 minuta më vonë ishte dhe gjeorgjiani Kvaratskhelia që gjeti rrugën e rrjetës, duke dyfishuar shifrat. Me këto dy gola u vulos dhe ndeshja, me ekipin e Contes që merr 3 pikë të arta.
Me këtë fitore Napoli merr kreun e Serie A me 13 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Monza mbetet në vendin e 19-të, pra të parafundit me vetëm 3 pikë pas 6 javësh kampionat.
Poll