
Davide Zappacosta dhe Kossounou
Atalanta është mposhtur në shtëpi nga Como në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Bergamos, përfundoi 2-3 ne favor të miqve.
Në fakt, ishte Atalanta që kaloi si fillim në avantazh. Zappacosta shënoi një supergol në minutën e 18-të, por nuk mjaftoi për 3 pikët. Como ia doli që të përmbyste me golat e Strefezzas, Fadera dhe një autogol të Kolasinac. Goli i Lookman në fund rezultoi statistikor.
Me këtë fitore Como ngjitet në vendin e 15-të me 5 pikë. Në krahun tjetër, Atalanta mbetet në kuotën e 6 pikëve në vendin e 12-të.
Goli i Zappacostas
Poll