Juventusi ka fituar derbin e qytetit të Torinos përballë “Granatave”me rezultat 2-0. Heronjtë e takimit të sotëm ishin Timothy Weah dhe Kenan Yildiz.
Amerikani i kombëtares së Poçetinhos realizoi në minutën e 18’ dhe kjo mjaftoi që “Zonja e Vjetër” të mbyllë pjesën e parë në avantazh. Turku Yildiz mendoi për golin e sigurisë dhe vulosjes në minutat drejt fundit të takimit. Thiago Motta fiton kështu derbin e parë përballë Torinos në krye të pankinës së “Bardhezinjve”. Vlahovic ishte i zëvendësuar bashkë me talentin Yildiz, pasi Juventus kishte arritur të ishte drejt marrjes së 3 pikëve të domosdoshme.
Minuta pati dhe për futbollisitn e Kosovës në krahun kundërshtar, Mërgim Vojvoda që këtë sfidë deliakte e nisi nga stoli për t’u inkuadruar në minutën e 64’-të.
Kampionët rekordmenë të Italisë u ngjitën në koutën e 24 pikëve, po aq sa Inter. Motta shpreson që “Zikaltërit” të ndalen nga Napoli dhe kështu torinezët afrohen me dy të kreyt dhe mbeten në garë për titull.
Goli i Weah
Goli i Yildiz