
Milani ia doli të fitonte edhe ndeshjen e tretë në turneun miqësor në SHBA. Kuqezinjtë mposhtën Barcelonën në një ndeshje spektakolare në Baltimore ku u shënuan 4 gola gjatë 90 minutave, ndërsa te penalltitë, kuqezinjtë fituan pas paraqitjes fantastike të portierit të ri Torriani.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Djallin që shënoi dy herë me Luka Jovic e Christian Pulisic, ndërsa Lewandowski ngushtoi avantazhin pak minuta më vonë. Në pjesën e dytë ishte sërish polaku që barazoi rezultatin për katalanasit.
Turne thuajse perfekt për Milanin e Fonsecas që jep sinjale shumë të mira deri tani. Kuqezinjtë mposhtën 3 gjigantë europian si Manchester City (3-2), Real Madrid (1-0) dhe Barcelonën. Skuadra do të rikthehet në Itali gjatë kësaj jave ku do të vijojë përgatitjet për sezonin e ri.