
Milan është zyrtarisht në krizë, teksa ka humbur në shtëpi përballë Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi 1-2 në favor të miqve.
Lacialët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 28-të me Zaccagni. Ndërkohë që Milan pavarësisht disavantazhit, u trondit në minutën e 67-të pasi Pavlovic u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë, kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Samuel Chukwuze, i cili barazoi shifrat në minutën e 85-të. Kur u mendua se gjithçka përfundoi, Lazio shënoi golin e fitores me Pedron, i cili tundi rrjetën nga 11-metërshi në minutën e 95-të.
Për Milanin kjo është humbja e tretë radhazi në Serie A, duke mbetur në vendin e 10-të në tabelën e renditjes me 41 pikë, plot 9 larg zonës Champions. Në krahun tjetër, me 50 pikë, Lazio ngjitet në vendin e katërt.
Goli i Zaccagni
Kartoni i kuq i Pavlovic
Goli i Chukwueze
Goli i Pedro