Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Milan heq dorë nga fitorja e sigurt, “Djalli” s’pranon 3 pikët dhe ngec në Parma

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milan heq dorë nga fitorja e sigurt, “Djalli”
Rafa Leao, Alexis Saelemaekers & Strahinja Pavlovic

Parma dhe Milan kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në “Stadio Ennio Tardini”, përfundoi mes spektaklit të 4 golave, me shifrat 2-2.

“Djalli” shpërdori avantazhin e dyfishtë, pasi kishte shënuar me Saelemaekers dhe Leao. Parma gjeti forcën për të reaguar, duke shënuar me Bernabe dhe Del Prato. Kuqezinjtë e Allegrit, “falën” fitoren që e kishin në duar.

Kështu, Milan në kuotën e 22 pikëve mbetet në vendin e dytë. Në krahun tjetër, me vetëm 8 pikë pas 17 ndeshjesh, skuadra e Parmës mban vendin e 17-të në tabelën e klasifikimit.

GOLAT:

Goli i Saelemaekers

Goli i Rafa Leao

Goli i Bernabe

Goli i Enrico Del Prato

Poll

Lexo gjithashtu